Shtetasi gjerman e rrah një grua në Lipjan

Një rast i dhunës në familje është raportuar të martën rreth orës 17:14 në Lipjan.
Sipas Policisë së Kosovës, i dyshuari shtetas gjerman ka sulmuar fizikisht viktimën kosovare, të cilës i është ofruar ndihma mjekësore.
Viktima më pas është dërguar në strehimore.
Policia ka njoftuar se i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë. Ndërsa, nuk është bërë e ditur raporti familjar ndërmjet të dyshuarit dhe viktimës.
Hetimet për rastin janë duke vazhduar./21Media

Back to top button