Në pritje të vizitës së presidentit Erdogan, Laçi mbushet me flamuj turq

Sot Laçi është mbushur me flamuj turk për vizitën e presidentit, Rexhep Tayip Erdogan.
Erdogan do të vijë në Shqipëri nesër në një takim me kreun e qeverisë Edi Rama dhe pritet që të shohë nga afër ndihmën e shtetit turk për banesat e rindërtuara pas tërmetit.
Po ashtu mësohet se Erdogan do të mbajë një fjalë përshëndetëse në Kuvendin e Shqipërisë, ndërsa pritet të miratohen edhe 7 marrëveshje mes qeverisë shqiptare dhe asaj turke, shkruan ora news.
Erdogan parashihet të mbërrijë në Tiranë rreth orës 09:00 dhe do të pritet në aeroport nga kryeministri, Edi Rama.
Më pas ai do të niset drejt Laçit për të inauguruar 524 apartamente të financuara nga qeveria turke pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit 2019.
Marrëveshjet:
1.       Një  marrëveshje bashkëpunimi do të jetë ndërmjet Agjencisë Anadolu dhe Agjencisë Telegrafike Shqiptare.
2.       Memorandum mirëkuptimi për bashkëpunimin në fushën e trajnimeve për zbatimin e ligjit ndërmjet qeverisë së Turqisë dhe Shqipërisë.
3.       Protokoll Bashkëpunimi ndërmjet Drejtorisë së Arkivit Shtetërore Turqisë dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivit.
4.       Memorandum mirëkuptimi për Bashkëpunimin në Fushën e Rinis dhe Sporteve ndërmjet ministrisë se Turqisë dhe asaj shqiptare.
5.       Memorandum mirëkuptimi ndërmjet ministrisë së jashtme të Turqisë dhe asaj shqiptare për bashkëpunimin në fushën e protokollit.
6.       Protokoll bashkëpunimi ndërmjet Drejtorisë së Përgjithshme Shtetërore të Operas së Baletit dhe të ministrisë së Kulturës dhe Turizmit të Turqisë dhe Ansamblit të Operas dhe Baletit dhe Folklorit shqiptar.
7.       Memorandum mirëkuptimi në fushën e menaxhimit të Fatkeqësive ndërmjet Drejtorisë së Emergjencave dhe Ministrisë së Brendshme të Turqisë./21Media

Back to top button