Në ShSKUK po trajtohen 4 pacientë të konfirmuar me Covid-19 dhe 32 post-Covid

 
Në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës (ShSKUK), në trajtim janë 4 pacientë të konfirmuar me Covid-19 dhe 32 të tjerë post-Covid.
Në QKUK nuk ka pacientë me Covid-19 pozitivë, po trajtohen 28 pacientë post-Covid, kurse në spitalet e përgjithshme 4 pacientë si Covid-19 pozitivë dhe 4 të tjerë post-Covid-19.
Prej numrit të përgjithshëm të pacientëve, 9 pacientë janë me oksgjeno-terapi, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive nuk ka pacientë.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, 2 pacientë post-covid
Klinika e Pulmologjisë, 26 pacientë post-covid
Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, nuk ka pacient
Spitali i Gjakovës, 3 pacientë
Spitali i Prizrenit, 1 pacient
Spitali i Pejës, 2 pacientë
Spitali i Ferizajt, 2 pacientë./21Media

Back to top button