Nën ndikimin e alkoolit e rrah babain

I dyshuari është dërguar në mbajtje

Një person është arrestuar dje në fshatin Dobratin të Graqanicës për dhunë në familje.

Sipas policisë i dyshuari e ka sulmuar babain e tij dhe më pas i ka penguar zyrtarët policor në detyrë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Serb pasi që i njëjti nën ndikimin e alkoolit kishte sulmuar fizikisht duke e shtyrë viktimën (prindin e tij) mashkull K-Serb, gjithashtu i dyshuari kishte penguar zyrtarët policor në kryerjen e detyrës zyrtare, nuk raportohet për të lënduar”, thuhet në raportin e policisë.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./21Media

Back to top button