Nën përcjellje Veseli vizitoi përsëri babain e tij

 

 

Ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, nën shoqërimin e forcave të shumta policore, përfshirë Policinë e EULEX-it, është parë edhe sot në Spitalin e Mitrovicës, ku ka shkuar për vizitë te babai i tij, i cili ndodhet për trajtim pasi që kishte pësuar sulm në tru.

Veseli në Kosovë ka ardhur më 2 maj, ndërsa sa i përket qëndrimit të tij në Kosovë Dhomat e Specializuara për portalin rtv21.tv nuk kanë konfirmuar sa do të zgjasë vizita. Në përgjigjen e tyre thuhet se për të respektuar privatësisë e Kadri Veselit nuk mund të japin informata shtesë./21Media 

Back to top button