Nëna rrah fëmijën, dërgohet për trajtim mjekësor në QKUK

 

Një nënë në Podujevë të mërkuren ka rrahur fëmijën e saj. Raportohet se fëmija është dërguar për tretman mjekësor, fillimisht në emergjencën e Podujevës e më pas në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës thuhet se fëmija për tretman mjekësor u dërgua nga babai i saj.

“Raportohet se e dyshuara femër kosovare ka sulmuar fizikisht fëmiun e saj viktimën kosovar. Viktima nga babai është dërguar fillimisht në emergjencën e Podujevës, e me pas në QKUK për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt”, njofton Policia e Kosovës në raportin 24 orësh./21Media

Back to top button