Nënat lehona do t’i marrin edhe nga 100 euro

Kuvendi Komunal i Shtimes ka marrë vendim për ndarjen e shtesave prej 100 euro për nënat lehona.

Komuna ka njoftuar se këto mjete do të ndahen në mënyrë retroaktive, për çdo fëmijë të lindur në vitin 2022.

Sipas njoftimit, drejtoria përkatëse është në fazën e përgatitjes së procedurave dhe mënyrës së aplikimit.

“Për fillimin e procedurës së aplikimit, formës dhe kohëzgjatjes do ju njoftojmë me kohë përmes ueb-faqes zyrtare të Komunës së Shtimes si dhe rrjeteve sociale”, thuhet në njoftimin e Komunës së Shtimes.

Ky vendim është propozuar nga Kryetari i Komunës, Qemajl Aliu, dhe iniciuar në kuadër të subvencioneve të Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale.

Në muajin shkurt Qeveria e Kosovës kishte vendosur që lehonat e papuna në 12 muajt e fundit të përfitojnë mbështetje financiare 170 Euro për 6 muaj, ndërsa ato të punësuara të përfitojnë mbështetje financiare 170 Euro për 3 muaj, krahas kompensimit të rregullt të pushimit të lehonisë./21Media

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
close button