Nënshkruhet deklarata për reformat në drejtësi

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka nënshkruar sot një deklaratë të përbashkët për reformat në drejtësi me kryesuesit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Albert Zogaj dhe kryetarit të Gjykatës Supreme të Kosovës, Enver Peci.
Ministria e Drejtësisë përmes kësaj deklarate është zotuar të formojë sa më shpejt grupet punuese për kryerjen e procedurave për reformat, ndërkaq KGJK-ja dhe Supremja janë zotuar të kontribuojnë në këtë proces.
“Përmes kësaj deklarate, Ministria e Drejtësisë zotohet se do të formojë në afatin më optimal, grupet punuese për kryerjen e hapave procedurale dhe nxjerrjen e dokumenteve përkatëse për reformat . Në anën tjetër, Këshilli Gjyqësor i Kosovës dhe Gjykata Supreme me nënshkrimin e kësaj Deklarate, zotohen të kontribuojnë substencialisht në këtë proces duke dhënë kontribut të vazhdueshëm profesional përmes përfaqësuesve kompetent. Ky akt shënon një zotim të plot-vullnetshëm për të ngritur nivelin e bashkëpunimit dhe kontributit në mes të këtyre institucioneve, me qëllimin e qartë për reforma në fushat e caktuara të sundimit të ligjit, ndër të tjera, në atë penale, civile dhe administrative. Zotimi i tillë, gjithashtu është i rëndësishëm për bashkëpunimin dhe kontributin profesional të partnerëve strategjik, si pjesë e rëndësishme e reformave në drejtësi”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.
Sipas MD-së një akt i tillë, shënon përkushtimin dhe bashkëpunimin e institucioneve të drejtësisë, për të kontribuar në proceset reformuese në drejtësi, për të forcuar sundimin e ligjit si dhe për të rritur rezultatet e institucioneve dhe besimin e qytetarëve në sistemin e drejtësisë./21Media

Back to top button