Nënshkruhet memorandumi për punësim në Gjermani

Mundësi punësimi në Gjermani

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale në detyrë, Arban Abrashi dhe përfaqësuesi i “Besa Fondation” dhe “GIZ”, kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi me të cilin synohet punësim, aftësim profesional dhe trajnim në Gjermani

Ministri në detyrë, Abrashi tha se përmes këtyre trajnimeve në Gjermani të rinjtë mund t’i ndihmojnë shumë shtetit dhe ekonomisë së vendit.“Është një hap i vogël i cili hap mundësinë për disa të rinj që të vazhdojnë të zhvillojnë karrierën e tyre në disa fusha specifike të cilat janë fatkeqësisht fusha deficitare në Kosovë.” , tha ai.

Ndërkaq përfaqësuesi i “Besa Fondation”, Ilir Seferi tha se këto trajnimeve me të rinjtë në Gjermani, do të ndikojnë edhe në ekonominë e Kosovës, sepse mund të krijohen vende të reja të punës.
“Bëjë apel që të gjithë të rinjtë që të angazhohen profesionalisht në mënyrë që ne të kemi resurse humane këtu sepse firmat e ndryshme gjermane në çoftë së nesër do të investojnë këtu do të duhen njerëz të cilët e dinë profesionin , njerëz të thjesht në profesionet e ndryshme”, tha Seferi.

Ndërkaq pjesëmarrës ishte edhe Veton Seferi, bashkëpunëtor teknik në këtë projekt, i cili tha se kjo marrëveshje është në të mirë të të rinjve.

Profesionet në të cilat do të mund të aftësohen profesionalisht të rinjtë në Gjermani janë inxhinieri, gastronomi, IT e.t.j./21Media

Back to top button