Nëntë viktima nga zjarri në spitalin për Covid-19 në Rumani

Ka arritur në nëntë numri i viktimave si pasojë e zjarrit që përfshiu Kujdesin Intensiv në një spital për Covid-19, në Constanta në Rumaninë Juglindore.
Viktimat ishin pacientë të prekur nga virusi Covid-19, kanë konfirmuar mediat lokale.
“Zjarri u fik, por zjarrfikësit janë ende brenda spitalit”, tha Razvan Parconie, Ky ishte zjarri i tretë vdekjeprurës në një spital të Rumanisë në më pak se një vit.
Ndërkohë që, shkaqet ende nuk janë bërë të ditura.
Pesë pacientë vdiqën në janar në një zjarr në një spital të Bukureshtit, dy muaj pasi një zjarr tjetër vrau 15 pacientë në një spital në Piatra Neamt në Rumaninë verilindore.
Rumania të enjten regjistroi rekord të rasteve me Covid-19, rreth 12.032.
Repartet e kujdesit intensiv në mbarë vendin po mbesin me pak shtretër të lirë pas rritjes së shifrës së rasteve./21Media

 

Back to top button