Nëntori muaji fatal i aksidenteve, Policia ka një thirrje për shoferët

Pesë persona kanë humbur jetën vetëm gjatë muajit nëntor nga aksidentet në komunikacion.
Policia e Kosovës përmes një postimi në “Facebook” ka ftuar shoferët të tregohen të vëmendshëm.
“Bazuar në statistikat e aksidenteve fatale të muajit nëntor 2021, është një situatë shqetësuese me një numër prej 5 personave,(1 shofer, 2 biçiklist dhe 2 këmbësor) që kanë humbur jetën në aksidente fatale”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës./21Media

Back to top button