Nëse lindjen e parë e keni pasur me prerje cezariane, a mund ta bëni të dytën në mënyrë natyrale?

Jo rrallë herë bëhet pyetja se a është më mirë të bëhet lindje në mënyre cezariane apo natyrale?
Si shumica e doktorëve edhe gjinekologu-obstetër, Muharrem Karacaer është përkrahës i lindjes natyrale, megjithatë ai në “Për ditë të mbarë” në RTV21 tha se kjo varet nga gjendja e pacientit.
Sipas tij,  ka pacientë për të cilët më mirë është të kryejnë lindje cezariane.

Po ashtu,  ai  u përgjigjë edhe pyetjes se a mundet një pacient të realizojë lindje natyrale nëse paraprakisht ka pasur lindje cezariane.
Për këtë, ai tha se varet nga arsyeja e cila e ka shtyre të bëjë lindje cezariane herave të kaluara. Nëse nuk ka pasur ndonjë problem atëherë sipas tij mund të realizohet lindje natyrale pas asaj me prerje cezariane.

Doktori Karacaer po ashtu tregoi se sa preferohet të jetë numri i lindjeve cezariane për një grua. Siç tha ai nuk ka numër të kufizuar mirëpo preferohet që të jenë deri në tri lindje.

Në anën tjetër, shtoi se për shëndetin e bebes është më e preferueshme lindja natyrale./21Media

Back to top button