“Nëse zemra juaj rrjedh gjak kuq e zi..” dëgjojeni projektin e ri të Don Phenom

Reperi njohur, Don Phenom ka publikuar projektin më të ri “Sytë lot”, projekt ky që është pjesë e albumit të ri të artistit, “Kumara 2”, të cilin tashmë keni mundësi ta dëgjoni në çdo platformë online.
Me tekst të shkruar nga vet reperi, “Sytë lot” i është dedikuar veprës dhe sakrificës së Komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fehmi Lladrovci dhe bashkëshortës së tij, Xhevë Krasniqi – Lladrovci.
“Nuk do t’i harrojmë kurrë sakrificat që kanë bërë dëshmorët për atdheun! Për nder të jetës së tyre ne kujtojmë betejën e 22 shtatorit dhe sonte do të publikojë këngën time të re për kontributin e tyre”, ka shkruar Don Phenom në Instagram./21Media

Back to top button