Igballe Rogova: Më kanë shqetësuar fytyrat e grave që sulmonin të moshuarën

Igballe Rogova, aktiviste e shoqërisë civile, lidhur me dhunën e ushtruar ndaj të moshuarës në një shtëpi të të moshuarve në Pejë, ka thënë se e kanë shqetësuar fytyrat e këtyre grave që sulmonin të moshuarën.
“E gjithë Kosova ka qenë e mllefosur sot…Dhuna nuk arsyetohet, asnjë lloj dhune nuk arsyetohet. Më kanë shqetësuar fytyrat e këtyre grave që sulmonin të moshuarën, tregonte që ato po e ndjenin një kënaqësi gjatë rrahjes”, ka thënë Rogova gjatë një interviste për emisionin “21 Gradë” të RTV21.

Lidhur me sulmin ndaj të moshuarës dhe videon e publikuar, Rogova ka thënë se video është e dhimbshme, mirëpo është një zile për shoqërinë tonë se çfarë po ndodh në Kosovë.
“Kjo vazhdimisht është duke ndodhur, jo vetëm në Pejë, por gjithandej Kosovës, ndodh brenda shtëpive…ka raste që të moshuarit dhunohen në shtëpitë e tyre, dhunohen fëmijët, dhunohen çiftet mes vete. Kjo le të jetë një këmbanë, por gjithashtu edhe për institucionet tona që të mos lëshojnë pe dhe dënim ta kryejnë deri në fund siç është edhe me ligj”, ka thënë Rogova.

“Dhuna përgjigje për dhunën është në vendet ku nuk ka ligje, te ne kemi ligje, i kemi institucionet, kemi shtet…Shteti duhet të veprojë, duhet të kryejë punën konform ligjeve që i kemi”, ka thënë Rogova.
Tuje, Igballe Rogova ka thënë se ato gra që kanë ushtruar dhunë ndaj të moshuarës, kanë parë dhunë diku tjetër.

Policia e Kosovës ka arresutar tri të dyshuara për ushtrim të dhunës fizike ndaj një të moshuare dhe u është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh./21Media

Back to top button