Nesër i jepet lamtumira e fundit poetit Xhevdet Bajraj

Nesër do t’i jepet lamtumira e fundit poetit kosovar, Xhevdet Bajraj.
Lajmi për vdekjen e Bajrajt ishte bërë i ditur nga vëllai i tij, Fadili përmes Facebook-ut.
Poeti kosovar do të varroset në qytetin e Rahovecit.
Nga Komuna e Rahovecit, për përcjelljen e ceremonisë mortore, me rastin e vdekjes së poetit Xhevdet Bajraj.
Të nderuar redaktorë, gazetarë, përgjegjës të medieve, ftoheni të përcjellni ceremoninë mortore, me rastin e vdekjes së poetit Xhevdet Bajraj.
Të enjten, më 30 qershor, Komuna e Rahovecit organizon ceremoninë mortore.
Në orën 14:00 – Homazhe në Shtëpinë e Kulturës “Mensur Zyberaj”.
Në orën 15:00 – Mbledhje komemorative, në Shtëpinë e Kulturës “Mensur Zyberaj”.
Në orën 16:00 – Ceremonia e varrimit të poetit të ndjerë, në varrezat e qytetit të Rahovecit.
Pas varrimit – Orë poetike me krijimtarinë letrare të poetit Xhevdet Bajraj, në kafenenë “Hardhia” në Rahovec, thuhet në njoftimin e Komunës.
Bajraj që nga lufta në Kosovë u vendos në Meksikë, ku edhe vdiq./21Media

Back to top button