Nesër jepet shfaqja “Concerto Con Brio&Untitled” e Baletit Kombëtar

Nesër (9 qershor) jepet shfaqja “Concerto Con Brio&Untitled” nga Baleti Kombëtar i Kosovës në Teatrin Kombëtar.
Shfaqja dy pjesëshe e cila është punuar nga koreografët Yannick Boquin dhe Siner Gonenc, është shfaqje e baletit klasik me muzikë të D.Shostakovich dhe Ë.A.Mozart.
Ndërthurja e muzikës së dy gjenive të artit muzikor, më lëvizjet e balerinëve te Baletit Kombëtar të Kosovës, krijon atmosferë mbresëlënëse.
Shfaqjen do të keni mundësi ta shihni me fillim në ora 20:00./21Media

Back to top button