Nesër mbledhja urgjente e OKB-së

Përfaqësuesi i Rusisë pranë organizatave ndërkombëtare në Vjenë, Mikhail Ulyanov, thotë se Rusia ka kërkuar një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për të diskutuar situatën në termocentralin Zaporizhzhia. Takimi do të mbahet nesër në New York.
Ulyanov akuzon Kievin për krijimin e pengesave dhe vështirësive artificiale për një mision të mundshëm të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike në termocentralin bërthamor, përcjell rtv21.tv
Ministrat e Jashtëm të vendeve të G7-s i kanë bërë sot thirrje Rusisë që menjëherë t’i japë Ukrainës kontrollin e plotë të termocentralit bërthamor Zaporizhzhia.
Sipas tyre, veprimet e forcave të armatosura të Rusisë po rrisin ndjeshëm rrezikun e një aksidenti apo incidenti bërthamor dhe po rrezikojnë popullsinë e Ukrainës, shtetet fqinje dhe komunitetin ndërkombëtar./21Media

Back to top button