Nesër përurohet shtatorja e Fadil Vokrrit

Të premten në orën 18:00, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, do të organizohet ceremonia zyrtare e përurimit të shtatores së Fadil Vokrrit.
Ceremonia e përurimit të shtatores organizohet në datëlindjen e 61-të të legjendës së futbollit të Kosovës.
I pranishëm pritet të jetë kryeministri Albin Kurti, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, si dhe personalitete tjera të institucioneve dhe të sportit.
Në fund të kësaj ceremonie, FFK-ja në stadiumin “Fadil Vokrri”, ka organizuar një turne futbolli ku do të marrin pjesë futbollistët veteranë të Llapit, Prishtinës, të Kombëtares së Kosovës dhe Kombëtares së Shqipërisë./21Media

Back to top button