Nesër protestë nga Shoqata e Gastronomëve

 

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës ka paralajmëruar se nesër, me fillim nga ora 18:00, në sheshin “Skenderbe”, do të mbahet proteste, si shenje pakënaqësie.

Sipas përfaqësuesëve të kësaj Shoqate, kjo protestë do të mbahet me qëllim që Qeveria e Kosovës, t’i përmbush kërkesat e tyre.

“Nuk po dalim në këtë protest me i dëmtu pronat e shtetit, ne po dalim me bo thjesht një protestë ose një event pakënaqësie e cila është një e drejt kushtetuese e jona që duhet ta shfrytëzojmë”, tha Petrit Kllokoqi.

Ndërkohë, Kllokoqi përmes një postimi në facebook ka ftuar gastronomët, hotelierët, sallat e dasmave, klubet e nates, pishinat dhe të gjithë industritë që ndikohen të marrin pjesë në këtë protesë.

“ME NJE VAKSIN NUK ÇEL VERA” Shoqata e Gastronomeve te Kosoves ju fton te gjithe gastronomet, Hotelieret, sallat e dasmave, klubet e nates, pishinat dhe te gjithe industrite qe ndikohen nga gastronomisa, te marten (25.05.2021) ne ora 18:00 te mbledhemi para Qeverise ne sheshin “Skenderbeu”.
Kerkese e jona eshte qe lokalet te mbyllen me heret, apo te llogaritet ne stafin e paradites, ne menyre qe te gjithe te behemi bashke dhe te shprehim paknaqesine tone.
Mungesa e vaksinave, mosshqyrtimi i masave ne fuqi, mosplanifikimi per hapje te veres, mosperfillja e deklarates se perbashket, mos bashkepunimi i Ministrise se Shendetesise ne hartimin e masave per te gjithe eshte paknaqesi e madhe, sidomos kur rajoni po hapet, po rrezikohen bizneset dhe punetoret po ikin drejte vendeve tjera”, ka shkruar ndër të tjera Kllokoqi./21Media

Back to top button