Fillon java e pastrimit në Vushtrri

 

Sot, me rastin e fillimit të Javës së Pastrimit, komuna e Vushtrrisë së bashku me kompaninë e pastrimit ”Uniteti”, kanë nisur fushatën një javore për pastrimin e qytetit dhe sensibilizimin e qytetarëve për ambient të pastër.

Ndërkaq, kryetari i Komunës Xhafer Tahiri tha se qëllimi i këtij aktiviteti një javor është Vushtrria e pastër.

”Sot jemi bashkë në javën e pastrimit me Unitetin në qytetin e Vushtrrisë, është një aktivitet një javor i pastrimit të përgjithshëm[…]motoja e krejt kësaj fushate është që çdo ditë, për qytetin që e duam, për Vushtrrinë të pastrojmë dhe të kemi një ambient sa më të pastër”, tha ai.

Ndërsa, kryeshefi i kompanisë ”Uniteti”, Gazmend Morina tha se qytetarët duhet të sensibilizohen për një ambient të pastër në qytetin e tyre.

”Qëllimi ynë është të pastrojmë secilën rrugë të qytetit falas, jo si herave të tjera të kompensohen nga komuna. Por bashkërisht me zyrtarë komunal dhe mbështetje të kryetarit edhe me shoqërinë civile t’i sensibilizojmë qytetarët çdo ditë për ambientin e tyre”, tha ai./21Media

Back to top button