Netanyahu thotë se Izraeli nuk mund të pranojë kërkesat e Hamasit

Kryeministri Benjamin Netanyahu ka thënë se Izraeli nuk do të pranojë kërkesat e Hamasit që Izraeli t’i japë fund luftës në Gaza.

Kjo vjen pasi negociatorët po rifillonin bisedimet në Egjipt për të ndërmjetësuar një pauzë në ofensivën izraelite në Gaza në këmbim të lirimit të pengjeve të marra nga Hamasi.

Problemi kryesor duket të jetë nëse armëpushimi do të jetë i përhershëm – siç këmbëngul Hamasi – apo jo.

Netanyahu tha se marrëveshja e propozuar do ta mbante Hamasin nën kontrollin e Gazës, duke paraqitur një kërcënim për Izraelin.

Mendohet se formulimi që po diskutohet në bisedimet e Kajros përfshin një pauzë 40-ditore në luftime ndërsa pengjet lirohen dhe lirimin e një numri të burgosurish palestinezë që mbahen në burgjet izraelite.

Një këshilltar i udhëheqësit të Hamasit Ismail Haniyeh tha se grupi po e shikonte propozimin e fundit me “seriozitet të plotë”.

Por ai përsëriti një kërkesë që çdo marrëveshje duhet të përfshijë në mënyrë eksplicite një tërheqje izraelite nga Gaza dhe përfundimin e plotë të luftës.

Duke folur të dielën, Netanyahu tha: “Ne nuk jemi gati të pranojmë një situatë në të cilën batalionet e Hamasit të dalin nga bunkerët e tyre, të marrin përsëri kontrollin e Gazës, të rindërtojnë infrastrukturën e tyre ushtarake dhe të kthehen në kërcënimin e qytetarëve të Izraelit në rrethinën e tyre”.

“Izraeli nuk do të pajtohet me kërkesat e Hamasit”, shtoi ai.

Back to top button