Neuhaus mohon spekulimet për marrëveshje me Bayernin

 

Ylli i Borussia Monchengladbach ka insistuar se nuk ka asnjë lloj marrëveshje që ai të transferohet në “Allianz Arena” në vitin 2022.

Shumë klube evropiane kanë shprehur interesim në mesfushorin Florian Neuhaus, i cili ka kaluar një sezon të mrekullueshëm këtë vit në Bundesliga, raporton “Goal”.

Spekulohet se gjiganti anglez Liverpool është duke përgatitur një ofertë për 24- vjeçarin, por “Allianz Arena” thuhet të jetë destinacioni i radhës, ku raportohet se Bayerni veçse ka arritur marrëveshje për ta transferuar në vitin 2022.

Kampioni i Bundesligës thuhet se është i gatshëm të ofrojë 40 milionë euro, por Neuhaus është i fokusuar vetëm në kontratën e tij me Gladbachun, e cila skadon në vitin 2024.

“Kam lexuar që është arritur marrëveshja se do të transferohem te Bayern në vitin 2022. Këtë gjë mund ta mohoj menjëherë. Nuk kam nënshkruar asnjë kontratë askund, përveç me Borussia Monchengladbachun. Sinqerisht ndihem si në shtëpinë time këtu”, tha Neuhaus për “TZ”

Neuhaus në sezonin 2020/21 ka bërë 45 paraqitje për Borussia Monchengladbachun, ku ka regjistruar tetë gola dhe tetë asistime.

Back to top button