Newcastle fillon bisedimet me yllin e Barcelonës

Skuadra nga Premier Liga angleze Newcastle United i është bashkuar garës për të siguruar shërbimet e yllit të Barcelonës Ousmane Dembele.
Skuadra angleze me pronarët më të pasur në botë po synon që të arrijë marrëveshje sa më shpejtë, për ta transferuan anësorin francez këtë afat kalimtar të transferimeve në janar.
Në anën tjetër, trajneri i ri i Barcelonës Xavi e ka bërë të ditur që dëshiron që 24 vjeçari të vazhdojë të ardhmen e tij në “Camp Nou” ku edhe janë hapur bisedimet për rinovim të kontratës me agjentët e Dembeles.
Sidoqoftë, tani Newcastle ka filluar bisedimet me yllin francez, dhe dëshironë që Dembele të jetë transferimi i tyre i parë historik që nga ardhja e sheikëve në krye të klubit.

Back to top button