Nga 15 qershori- fillojnë dasmat! (Video)

Oda e Hotelerisë dhe Turizmit dhe MSh dakordohen për dasmat.-Sogojeva: Në çdo 100 metra katror do të lejohen 40 persona

Nga 15 qershori në Kosovë pritet të lejohen ahengjet e ndryshme përfshirë edhe dasmat. E grupet punuese të Ministrisë së Shëndetësisë dhe të Odës së Hotelerisë dhe Turizmit janë dakorduar për manualin i cili do të zbatohet për sallat e dasmave, klubet e natës, si dhe pishinat. Të gjithë këta sektorë do t’i përshtaten manualit ekzistues ku në 30% të hapësirave të mbyllura do të lejohet puna, e që i bie në 100 m2 do të lejohen 40 persona. Këtë e konfirmoi Kryetari i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit, Hysen Sogojeva.

Back to top button