Stuhia me shi të madh kaploi Gjermaninë, kurse meteorologët paralajmëruan stuhi nga Deti i Veriut në Saksoninë dhe Bavarinë Lindore.

Kishte përmbytje në disa pjesë të Bavarisë ku shumë rrugë u mbyllën për shkak të niveleve të larta të ujit, raporton Bild. Në disa vende, uji bante me vere edhe makina.

Stacioni kryesor hekurudhor në Stuttgart u përmbyt të dielën dhe niveli i ujit arriti 30 centimetra pas një stuhie të fortë që preku disa rajone, tha policia.

Situatë e ngjashme ishte edhe në Austri. Gjatë natës në provincën Tyrol, Styria dhe pjesë të Austrisë së Epërme, ra shi i madh, me breshër dhe me stuhi.

Stuhia solli një rekord të ri për numrin e goditjeve të rrufeve mbi Austri. Vetëm në provincën e Austrisë së Epërme, u numëruan 21,395 goditje rrufeje, të ndjekura nga Styria me 7,131, Tirol me 6,004, Salzburg me 3,162, Austri i Poshtne me 2,847, Carinthia me 2,846, Vorarlberg me 763 dhe Burgenland me 81 goditje të rrufesë, raporton BILD e Gjermanisë./E.D-21Media