Nga 25 deri më 30 korrik do të mbahet Kampi Nacional 

Nga 25 deri më 30 korrik do të mbahet Kampi Nacional i Basketbollit. Në këtë Kamp Nacional, që organizohet nga Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) do të marrin pjesë 24 djemë dhe 24 vajza të lindur më 2009-2010.

FBK ka informuar se Kampi Nacional do të organizohet në “Loyola Gymnasium” në afërsi të Prizrenit, që ka ndihmuar në mbajtjen e këtij kampi dhe mbështetur gjeneratat e reja.
“Ceremonia hapëse do të jetë më 25 korrik (e hënë) nga ora 18:00, ku do të marrin pjesë zyrtarët e Federatës se Basketbollit së Kosovës, përfaqësuesit e Loyola Gymnasium, kampistët dhe trajnerët. Synimi i këtij kampi është zhvillimi i gjeneratave të reja, që më vonë do të jenë pjesë e Përfaqësueseve të Kosovës dhe do të jenë e ardhmja e basketbollit.”, ka informuar Federata.
Kampi organizohet çdo vet nga Federata e Basketbollit e Kosovës, që ju kushton mjaft rëndësi gjeneratave të reja në të dyja konkurrencat./21Media
Back to top button