Nga Duhla e Suharekës Nisret Bujari asambleist në Baden të Austrisë

Ai premton përkrahje për shqiptarët e Badenit

Nisret Bujari me prejardhje nga Duhla e Suharekës bëhet shqiptari i parë që do të përfaqësojë partinë OVP në asamblenë e Badenit.

Në zgjedhjet komunale të 26 janarit ai mori përkrahjen e shumicës së banorëve të Badenit, duke u bërë kështu jo vetëm asamblisti i parë shqiptar por, njëkohësisht asamblisti i parë i huaj që do të përfaqësoj partinë OVP në Baden.

Në moshën16 vjeçare ai kishte shkuar në Austri. Atje fillimisht kishte punuar në Gastronomi, ndërsa rrugëtimin e tij politik e nisi në vitin 2015. Tani emri i 37 vjeçarit është i njohur për gjithë Badenin.

Ai për 21Media tregoi se ka pasur përkrahjen e shqiptarëve atje. Bujari premtoi se do të kontribuoj për të mirën e shqiptarëve në Baden, Në mesin e planeve të tij është që të bëjë një klub për shqiptarët, “që të tubohen, e sa më shumë të jenë bashkë”

Duke krahasuar Kosovën me Austrinë ai tha se nw Austri ka mundësi më të mëdha.Në Austri kemi shanca më të mëdha, a këtu shkojnë pa t’njofshëm”, theksoi ai.

Këtë sukses ai e arriti fal punës së palodhshme.

“I kisha lut të gjithë shqiptarët ku do që janë se sa më shumë mu bo bashkë me pas sa ma shumë aktivista”, porositi nw fund Nistret Bujari. /21Media 

 

Back to top button