Nga java e ardhshme fillon pushimi dimëror për nxënësit

Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë ka publikuar kalendarin për vitin shkollor 2023/2024.

Sipas këtij kalendari pushimi dimëror i nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme fillon nga java e ardhshme me fillim nga 15 janari deri më 23 janar, transmeton rtv21.tv.

Ministria e Arsimit ka publikuar edhe datat e pushimit pranveror që fillon nga data 8 prill e deri më 12 prill.

Ndërsa janë bërë të ditura edhe ditët e tjera të festive për të cilat nxënësit do të kenë pushim, siç janë Dita e Pavarësisë së Republikës së Kosovës, Pashkët Katolike, Pashkët Ortodokse, dhe Kurban Bajrami.

Më 16 maj do të përfundojë viti mësimor për klasën e 12 (Maturantët), më 6 qershor do të përfundojë viti për klasët e 9, 10 dhe 11, ndërsa më 24 qershor për parafillorët dhe klasat 1−8. /21Media

Back to top button