Vdekje e dyshimtë afër lumit Sitnica

Një person është gjetur pa shenja jete sot në fshatin Kçiq të Mitrovicës, afër lumit Sitnica.
Zëdhënësi i Policsë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti për portalin rtv21.tv ka thënë se hetuesit policor me autorizim të prokurorit kan nisur hetimet për identifikimin e viktimës.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
“Vdekje e dyshimtë. Rreth orës 16:50, është raportuar se në fshatin Kçiq të Mitrovicës, afër lumit Sitnica, është gjetë pa shenja jete një person i moshës madhore. Hetuesit policor me autorizim të prokurorit kan nisur hetimet për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e rrethanave të rastit. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet për obduksion”, ka thënë Zahiti./21Media
Back to top button