Nga një muaj paraburgim ndaj dy personave për ngacmim seksual
![](https://i0.wp.com/rtv21.tv/wp-content/uploads/2023/12/gjykata-696x446-1.jpeg?resize=696%2C446&ssl=1)
Gjykata Themelore Prishtinë, Dega në Podujevë – Departamenti i Përgjithshëm Penal, ka caktuar sot masën nga një muaj paraburgim ndaj të pandehurve me inicialet A.B. dhe D.D. nën dyshimet e bazuara se në bashkëkryerje kanë kryer veprat penale ngacmim seksual, fotografim dhe incizime tjera të paautorizuara.
Në një njoftim për media nga Gjykata Themelore në Prishtinë thuhet se gjyqtari i Procedurës Paraprake ka aprovuar si të bazuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve.
Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.