Osmani takon Erdoganin

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka zhvilluar një takim me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

“Në dritën e zhvillimeve të fundit në fushën e sigurisë, unë shpreha mirënjohjen tonë për mbështetjen dhe angazhimin e Turqisë për paqen dhe sigurinë në rajonin tonë”, ka shkruar Osmani në rrjetin social X.

Ajo ka thënë se Kosova është e përkushtuar që të vazhdojë të forcojë bashkëpunimin midis dy vendeve.

Për këtë takim Osmani ka shkruar edhe në Facebbok. Ajo ka thënë se e ka falënderuar homologun turk për “mbështetjen e fuqishme për Kosovën, përfshirë në periudha të rënda e sfiduese”.

Osmani ka thënë se Erdoganin e ka informuar edhe për zhvillimet e fundit në Kosovë.

“Do të vazhdojmë të punojmë afër në mënyrë që ta rrisim bashkëpunimin mes vendeve tona e popujve tanë”, ka shkruar Osmani.

Osmani takon Erdoganin

Back to top button