Nga PRAK thonë se marrëveshja për trajtimin policëve në spitale është e kundërligjshme

Besim Kodra nga Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë, ka reaguar pas njoftimit të Minsitritt të Punëvë Brendshme, Xhelal Sveçla se është arritur marrëveshje mes Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës (ShSKUK) dhe Policisë së Kosovës, për “mbështetje të kualifikuar për kontrollet shëndetësore” të zyrtarëve policorë.

Kodra ka thënë një marrëveshje e tillë sipas Kodrës është e kundërligjshme. Sipas tij çdo qytetar ka të drejtë të qasjes së barabartë në shërbime shëndetësore pa asnjë lloj diskriminimi.

“Me pas dashtë veç pak ma shumë këtë shtet (ju ose paraardhësit e juaj), e kishit rregullu shëndetësinë për të gjithë qytetarët e nuk do të kishim nevojë fare për këso marrëveshjesh. Punë për Avokatin e Popullit…”, ka shkruar ai në Facebook./21Media

Back to top button