Rihapja e linjës hekurudhore, Musliu: Kurti mashtrues, s’paska ditë çka me rrejt sot
Deputetja e PDK-së Ganimete Musliu ka reaguar pas rihapjes së linjës hekurudhore, Fushë – Kosovë- Han i Elezit.
Musliu e ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti se po mashtron, pasi që sipas saj punimet në tunel nuk kanë përfunduar.
“Albin Kurti s’paska dite cka me rrejt sot dhe paska dale me inauguru rihapjen e tuneleve si pjesë e aksit të linjës hekurudhore Hani i Elezit-Fushë Kosovë.
Ske nevoje me qene fare inzhinier i ndertimtarise apo arkitekt me e pa këtë video dhe me konstatu qe ky tunel është në fazen fillestare të punimeve. Armaturat jasht betonit, rrjedha e ujit qe shihet ne tunel, mungesa e ndriqimit, mungesa e murit ne hyrje te tunelit jane vetem disa elemente qe shihen kjarte dhe te bijnë ne perfundim se inagurimi është i parakoheshem.
Cka e ka kaq per ngutë MASHTRUESI vetem ai e di.”, ka shkruar Musliu në Facebook.
Pas rihapjes së kësaj hekurudhe Kurti ka thënë se sot po shënohet një moment i madh për hekurudhën në Republikën e Kosovës./21Media