Nga sot mbyllet rruga për në Gërmi

Bazuar në mënyrën e organizimit të Sunny Hill Festival, Komuna e Prishtinës ka thënë se është e nevojshme të ndalohet qarkullimi i mjeteve, për shkak të sigurisë publike dhe mbarëvajtjes së këtij aktiviteti.
Sipas Komunës së Prishtinës niveli i lartë i sigurisë është i nevojshëm për shkak të organizimit që llogaritet të ketë numër të madh të pjesëmarrësve të ndryshëm, për këtë arsye Drejtoria e Shërbimeve Publike, Mbrojtjes dhe Shpëtimit, ka nxjerrë vendimin:
I. Miratohet kërkesa për ndalimin e qarkullimit të mjeteve motorike, qytetarëve në rrugën “Dr. Shpëtim Robaj” në Parkun Gërmia nga hyrja te laura deri te rruga për Butovc, me rastin e organizimit të Festivalit “Sunny Hill” nga data 04.08.2022 ora 00:00 deri më 08.08.2022, ora 07:00.
II. Qarkullimi lejohet vetëm për mjetet të cilat janë: në shërbim dhe të akredituara nga festivali, mjetet emergjentë (Policia, Zjarrfikësit dhe Ndihma e Shpejtë).
Organizatorët në bashkëpunim dhe koordinim me Policinë e Kosovës do të kujdesen për lëvizjen e qytetarëve dhe mjeteve në pjesën ku është ndaluar qarkullimi./21Media

Back to top button