Nga ushqimi te noti, çfarë duhet të dinë personat me probleme në zemër, këshillon kardiologu Berisha

Kardiologu Gëzim Berisha ka deklaruar se moti i nxehtë paraqet rrezik të veçantë për pacientët me sëmundje të zemrës, por të rrezikuar janë edhe pacientët me sëmundje të tjera kronike. Ai ka informuar se gjatë ditëve me temperature të larta të ambientit organizmi duhet të sforcohet më shumë për ta mbajtur normale temperaturën e trupit. Sipas tij, organet që duhet të punojnë më shumë për ta parandaluar tejnxehjen e organizmit janë: zemra, mushkëritë dhe veshkët.
Cilat janë simptomat që tregojnë një pacienti është duke pasur probleme si pasojë e temperaturave të larta?
Kardiologu Gëzim Berisha për rtv21.tv ka potencuar se nëse një pacient ka disa nga simptomat në vijim ai menjëhere duhet të kërkojë ndihmë mjekësore, sepse mund të jetë në telashe nga temperature të larta. Ai ka theksuar se të tilla janë: Rritja e temperaturës së trupit >40, kokëdhimbje, ndjerësitje profuse, ënjtje ose dhimbje në gjymtyrë, marramendje ose humbje të vetëdijes, frymëmarrje të shpejta, rrahje të shpejta të zemrës, mundim për vjellje ose vjellje, konfizon, konvulzione, ënjtje të theksuar etj.
Sëmundjet e Zemrës - Simptomat, Llojet, Shkaku & Trajtimi
A ngritet shtypja e gjakut në temperatura të larta të ambientit?
Dr. Berisha ka deklaruar se shtypja e lartë e gjakut zakonisht nuk ngritet nga temperaturat e larta të ambientit, përkundrazi për shkak të vazodilatimit nga temperaturat e larta shtypja e gjakut ka tendencë të jetë më e ulët.
“Temperaturat e ulëta janë ato që e ngrisin shtypjen e gjakut. Andaj, këta pacientë mund të kenë nevojë për rregullimin e dozës së barnave që i përdorin për trajtimin e shtypjes së lart të gjakut.”, ka bërë të ditur ai.
Sëmundjet e zemrës gjatë stinës së verës - Panacea.mk
Personat që kanë probleme me zemër a duhet të kenë ndonjë kujdes të veçantë në ushqim?
Dr. Berisha ka theksuar se pacientët me sëmundje të zemrës duhet të kenë kujdes të veçantë edhe me ushqimin. Ai ka treguar se cilat ushqime duhet të menjanohen e cilat të konsumohen.
“Ata duhet të evitojnë ushqimet që treten vështirë, ushqimet e dhjamosuara dhe mishin e kuq. Rekomandohet të marrin racione ushqimore më të shpeshta dhe më të vogla, të konsumojnë mjaftueshëm pemë e perime. Të konsumojnë mjaftueshëm ujë dhe në të njëjtën kohë të shmangin alkoolin dhe pijet energjike.”, ka informuar ai.
A mund të notojnë pacientët me sëmundje të zemrës?
Lidhur me këtë pyetje, kardiologu ka treguar se personat që kanë probleme me zemër mund të notojnë, por duhet të kenë kujdes që mos të notojnë në pikun e ditës, kur temperaturat janë shumë të larta dhe mos të notojnë me stomakun plot, sepse sipas tij, kjo mund të jetë shumë e rrezikshme.
Plazhi Durrës
Si të parandalohen dëmtimet nga temperaturat e larta?
Pacientët me sëmundje të zemrës me qëllim që të shmangin komplikimet nga temperaturat e larta të ambientit, siç ka treguar Dr. Gëzim Berisha, duhet që të pinë ujë në sasi të maftueshme, të evitojnë ekspozimin në diell në pikun e ditës sidomos nga ora 12:00 deri në orën 15:00, të shmangn pijet energjike dhe ato alkoolike, të përdorin kapelë, syze dielli, rroba të lehta me ngjyra të çelta etj./21Media
SHENDETI I ZEMRES - diagnozat e sëmundjeve të zemrës - Elab KS

Back to top button