Ngacmim seksual në Ferizaj

 

Një burrë ka ngacmuar seksualisht një vajzë në Ferizaj.

Rastin në polici e ka raportuar vetë viktima, ku është bërë e ditur se ngacmimet nga i dyshuari, kanë filluar që nga data 25 prill.

Sipas raportit policor, mbi të është ushtruar presion psikologjik vazhdimisht, me ç’rast kjo gjë e ka shtyrë viktimën të mos denoncojë të dyshuarin deri më tash.

Bëhet e ditur se në lidhje me rastin, është njoftuar prokurori i shteti dhe policia po vazhdon hetimet./21Media

Back to top button