Policia ka njoftuar se dje në fshatin Vërrnicë, të komunës së Mitrovicës, ka humbur jetën një burrë, i cili dyshohet se duke e drejtuar traktorin e ka humbur kontrollin dhe ka dalë jashtë rrugës duke u rrokullisur.

”Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:40 dhe  njësitet policore kanë siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Ndërkaq me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion.

Sipas Policisë, rasti po vazhdon të hetohet./21Media