Ngjarjet e datës 1 dhjetor

09:00
Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale shqyrton Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2023, për fushat që janë në fushëveprim të Komisionit. (Ndërtesa e Kuvendit, N302)
11:00
Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti bën shqyrtimin e kërkesave buxhetore të institucioneve që i raportojnë Komisionit, lidhur me Projektligjin nr.08/L-193 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2023. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10)
11:00
Në kuadër të Ditës botërore të luftës kundër sëmundjes së HIV/AIDS, Drejtoria e Shëndetësisë e komunës së Prishtinës bën hapjen e Qendrës Mobile për testim. Merr pjesë kryetari Përparim Rama. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, Prishtinë)
12:00
Rrjeti i Grupit të Grave në Kosovë (RrGGK) organizon protestë në shenjë revolte për vrasjen e gruas shtatzënë në oborrin e QKUK-së. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, Prishtinë)
12:00
Në kuadër të Ditës botërore të luftës kundër sëmundjes së HIV/AIDS, Drejtoria e Shëndetësisë e komunës së Prishtinës mban panel diskutimi me temë “BARAZIA-DITA BOTËRORE E HIV/AIDS”. (Salla e amfiteatrit në objektin e Qendrës së Studenteve)
13:00
Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike bën intervistimin e dëshmitareve nga ZRrE për periudhën 2013-2017 dhe dëshmitarëve nga KEK për periudhën 2018-2022. (Ndërtesa e Kuvendit, N204)
16:00
Kolektivi Për Mendim dhe Veprim Feminist organizon protestë në shenjë revolte për vrasjen e gruas shtatzënë në oborrin e QKUK-së. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, Prishtinë)

Back to top button