Ngjarjet e datës 11 maj
Infermieri Enlirat Duraku dorëzon kërkesat për pagesën e ndërrimit të natës për infermierë tek institucionet e vendit, ndërsa pas dorëzimit të kërkesave mban konferencë për medie. (Para Kuvendit të Kosovës, ora 08:00)
Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton Raportin e Auditimit të performances të teknologjisë së informacionit në Agjencinë e Statistikave të Kosovës, qeverisja, menaxhimi i operacioneve dhe siguria e sistemeve. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)
Komisioni për Shëndetësi i Kuvendit të Kosovës, viziton ShSKUK-në ku do të takohet me kryesuesen e Bordit dhe me drejtorin e ShSKUK. (ShSKUK, ora 10:00)
Instituti GAP organizon tryezë diskutimi me temë: “A kemi shkolla të tepërta? Nevoja për ristrukturimin e institucioneve edukativo-arsimore parauniversitare”. (Hotel “Swiss Diamond”, ora 10:00)
Komuna e Prizrenit mban mbledhjen e parë për Kornizën Afatmesme Buxhetore (KAB) 2022-2024, ku tema e këtij dëgjimi publik është “Takimi me organizata”. Aktiviteti do të transmetohet edhe online: https://us02web.zoom.us/j/82039576820#success (Kuvendi Komunal i Prizrenit, ora 10:00)
Lëvizja FOL organizon debatin e radhës FOL Hapur me ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit Arbërie Nagavci. (Hotel “Sirius”, Prishtinë, ora 13:00)
Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione shqyrton Raportin vjetor të Institucionit të Avokatit të Popullit për vitin 2020 dhe nismën legjislative lidhur me Projektligjin për Mbrojtje nga Dhuna nё Familje. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 13:00)
Komisioni për Bujqësi, Pylltari, zhvillim Rural, Mjedis e planifikim hapësinor dhe Infrastrukturë mban mbledhjen e radhës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 13:00).