​Ngjarjet e datës 12 qershor

  • 08:30

    Presidentja Vjosa Osmani, kryeparlamentari Glauk Konjufca dhe kryeministri Albin Kurti bëjnë homazhe te varri i ish-presidentit Rugova. (Velani, Prishtinë)

    08:40

  • Presidentja Vjosa Osmani, kryeparlamentari Glauk Konjufca dhe kryeministri Albin Kurti bëjnë homazhe te varri i veprimtarit Adem Demaçi. (Velani)

  • 09:00

    Mbahet mbledhja e 310-të e Këshillit Gjyqësor të Kosovës – KGjK. (Zyrat e KGjK-së, rr. “Luan Haradinaj”)

  • 09:30

    Presidentja Vjosa Osmani, kryeparlamentari Glauk Konjufca dhe kryeministri Albin Kurti bëjnë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”. (Prekaz)

  • 10:00

    Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë (AZhB) organizon sesion informues për mundësitë që iu ofrohen grave në bujqësi. Merr pjesë dhe ministri i Bujqësisë, Faton Peci. (Hotel “Premium Park”, Prizren)

  • 11:00

    Presidentja Vjosa Osmani, kryeparlamentari Glauk Konjufca dhe kryeministri Albin Kurti bëjnë homazhe te pllaka përkujtimore e ushtarëve të rënë të NATO-s. (Sheshi “Nënë Tereza”, Prishtinë)

  • 13:00

    Kryeministri Albin Kurti, së bashku me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, vizitojnë Spitalin e Pediatrisë në QKUK, me rastin e përurimit të rezonancës në këtë spital. (Spitali i Pediatrisë, QKUK)

  • 18:00

    Presidentja Vjosa Osmani, kryeparlamentari Glauk Konjufca dhe kryeministri Albin Kurti organizojmë pritje shtetërore me rastin e Ditës së Çlirimit. (Hotel “Emerald”)

  • 20:45

    Ansambli Shtetëror i këngëve e valleve popullore shqiptare nga Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Ansambli Kombëtar i këngëve e valleve “Shota” mbajnë koncert.

Back to top button