Hoti shkon në Izrael: Njohja nga ky shtet ishte historike

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka shkuar në vizitë zyrtare në Izrael duke i prirë Grupit të Miqësisë Kosovë-Izrael të Kuvendit të Kosovës.

Hoti ka qenë nënshkrues i marrëveshjes së Washingtonit, prej të cilës Izraeli e kishte njohur Kosovën, në vitin 2020. Atë njohje, Hoti e cilëson si historike, duke shtuar se Kosova ke nevojë për raporte më të ngushta me Izraelin.

“Në këtë vizitë historike në Izrael na bashkohen edhe një grup i bizneseve të Kosovës, të cilat do të vizitojnë odat ekonomike në Izrael dhe do të zhvillojnë takime individuale me biznese për të parë mundësitë e bashkëpunimit. Delegacioni i bizneseve është nën organizimin e Odës Ekonomike Kosovë-Izrael, që operon tash e një vit në Prishtinë”, ka shkruar Hoti në Facebook./21Media

Back to top button