Rama nesër i drejtohet Këshillit të Evropës

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka paralajmëruar se të mëkurën do të mbajë fjalim në Këshillin e Evropës.
Ai pritet të kërkojë të rishikohet rezoluta e ish-raportuesit zviceran Dick Marty dhe të shpallen të pabaza pretendimet për trafikim të organeve njerëzore gjatë luftës çlirimtare në Kosovë.
“Kur bota kthehet përmbys dhe viktimat kthehen në fajtorë, atëherë çdo gjë është e mundur… NESËR FJALA IME NË KËSHILLIN E EUROPËS”, shkroi Rama.
Më 21 korrik, Kuvendi i Shqipërisë votoi unanimisht me 125 vota pro për rezolutën që do të prezantohet nga kryeministri Rama./21Media 

Back to top button