Grupi i Veçantë për Reformën e Administratës Publike (RAP) mban takimin e radhës. (Ministria e Punëve të Brendshme, Salla P-02, ora 09:00)

Grupi i Veçantë për Reformën e Administratës Publike (RAP) mban takimin e radhës. (Ministria e Punëve të Brendshme, Salla P-02, ora 09:00)

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi dhe ambasadori gjerman në Kosovë, Jörn Rohde vizitojnë kompanitë që kanë eksportuar produkte nga Kosova në Gjermani – “Art Aluminiumi”, Fushë Kosovë në ora 10:00 dhe “Mikroni Eld-LLC” Ferizaj, në ora 11:00. Nisja nga MTI-ja në ora 09:30.

Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes shqyrton Projektligjin për ndryshimi dhe plotësimin e Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale. (Kuvendi i Kosovës, salla N-10, ora 10:00)

Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportin e Auditimit për pasqyrat financiare të MASH për 2019, i ftuar ministri Ramë Likaj; shqyrtimi i raportit të Auditimit për pasqyrat financiare të MZHE për 2019, i ftuar ministri Blerim Kuçi. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 11:00)

Demokracia Studentore mban konferencë për media ku do t’i prezantojë faktet që Isa Mustafa është profesor i rregullt në këtë fakultet dhe nga vitin 2016 pa ardhur asnjë ditë në pune. (Oborri i Fakultetit Ekonomik Prishtinë, ora 11:00)

Promovohet libri “Aftësitë Bjeshkatare: Shkolla Verore”, botim i Federatës Bjeshkatare Alpiniste të Kosovës (FBAK). (Biblioteka Kombëtare “Pjetër Bogdani” Prishtinë, ora 12:00)

Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport shqyrton planin e punës së Komisionit për periudhën tetor-dhjetor 2020. (Kuvendi i Kosovës, salla N-225, ora 13:00)

Komisioni për Bujqësi takim kryetarin e Këshillit koordinues të fermerëve të qumështit ku do të flitet mbi problemet e grumbullimit të qumështit nga ana e fermerëve të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, salla N-303, ora 13:00)

Komisioni për të Drejtat e Njeriut takim me delegacionin e Kryegjyshatës Botërore Bektashiane me seli në Tiranë, i kryesuar nga Haxhi Dede Edmond Brahimaj. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 13:00)

Kryeministri Avdullah Hoti pret në takim emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi dhe Çështje të tjera Rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak. (Ndërtesa e Qeverisë -vetëm pamje, ora 16:30)

Komisioni për Ekonomi shqyrton raportin e panelit për plotësimin e Bordit të NP KOSTT nga radhët e komuniteteve dhe kuotës gjinore. (Kuvendi i Kosovës, salla C-203, ora 17:00)