Ngjarjet e datës 15 mars

Instituti Kombëtar Demokratik (NDI) vazhdon ditën e dytë të edicionit të dhjetë të Javës së Gruas, me temën kryesore “Barabarësia: Parakusht për Ripërtëritje të Demokracisë”. (Hotel “Emerald”, ora 10:00)

Sindikata e Re Korporata Energjetike e Kosovës ju fton të merrni pjesë në Konferencë lidhur me paralajmërimin e protestës me 16.03.2023 për kërkesën e ngritjes së pagave për të gjithë punëmarrësit e KEK-ut. (BSPK, ora 10:00)

Agjencia Kosovare e Privatizimit mban ceremoninë e hapjes së ofertave të shitjeve përmes Likuidimit nr. 62. (Hotel Grand, ora 10:00)

Urgjenca e Prizrenit pranon donacionin e pajisjeve mjekësore, të dhuruara nga KFOR-i Italian. (Urgjenca Prizren, ora 11:30)

Back to top button