Ngjarjet e datës 15 nëntor

Komisioni për Integrime Evropiane shqyrton Projektligjin për ratifikimin e “ Amendamentit nr.1 të Marrëveshjes Financiare për IPA 2018, ndërmjet Kosovës dhe BE-së”. I ftuar Besnik Bislimi – zëvendëskryeministër i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog. (Kuvendi i Kosovës salla N-303, ora 08:00)
Mbahet konferencë për ecurinë e çështjes Pjetër Shala. (Hagë, ora 09:00-11:00)
Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) mban mbledhjen e radhës. (KGJK, ora 09:00)
Kosova, nëpërmjet Shoqatës Down Syndrome Kosova, do të jetë nikoqire e kurs-trajnimit “Të ndërtojmë një shkollë gjithëpërfshirëse”, ofruar nga Shoqata Evropiane e Ofruesve të Shërbimeve për Personat me Aftësi të Kufizuara.( Qendra Burimore “Përparimi”, ora 08:50-09:45)
Rektori i UP-së, Naser Sahiti dhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet UP “Hasan Prishtina” dhe Ministria e Drejtësisë. (Rektorati i UP-së, ora 10:00)
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti pret në vizitë zyrtare kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviq.
Agjenda:
-10:00-10:10 Ceremonia e mirëseardhjes nga Albin Kurti, kryeministër i Kosovës
Prezantimi i delegacioneve përkatëse nga kryeministrat. (Mundësi për fotografi dhe pamje të dy kryeministrave para shkallëve/Hyrja VIP e Qeverisë)
-10:10-10:25 Takimi kokë më kokë Albin Kurti – Andrej Plenkoviq
-10:25-10:50 Takim ndërmjet dy kryeministrave dhe dy delegacioneve shtetërore
-10:50-11:35 Takimi i përbashkët me komunitetin e biznesit
-11:35-11:50 Konferencë e përbashkët për shtyp i dy kryeministrave
Organizata Ndërkombëtare për Migracion (IOM) organizon ceremoninë inaguruese të Qendrës së Pritjes për Migrantë. (Vranidoll, Prishtinë, 10:00 – 11:00)
Shënohet 10-vjetori i Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë. (Kino Teatri “Jusuf Gërvalla” Pejë, ora 11:00- 12:00).
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviq. (Kabineti i Presidentes, ora 12:05)
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviq. ( Vendi: Kabineti i kryetarit, ora 12:55- pamje në fillim të takimit)
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim komandantin e KFOR-it, Ferenc Kajari. ( Vendi: Kabineti i kryetarit, ora 14:00- pamje në fillim të takimit)
Bëhet përurimi i Bistrot Montmartre si pjesë e ceremonisë së nënshkrimit të konventës që vendos ‘Praninë Franceze’ në Universitet. Marrin pjesë ministrja e Jashtme Donika Gërvalkla dhe ambasadorja e Francës Marie Christine Butel. (Kolegji AAB, ora 17:00)

Back to top button