Veliaj uron Ramën, përmend vëllazërinë mes kryeqyteteve

Kryetari i Tiranës Erion Veliaj e ka uruar kryetarin e e ri të zgjedhur të Prishtinës Përparim Rama.
Në një postim në Twitter Veliaj ka thënë se mes ai me Ramën do punojnë shumë për ta çuar më tej vëllazërinë mes dy kryeqyteteve.
“Urime nga zemra Përparim Rama për fitoren në Prishtinë, mezi pres që të përveshim mëngët për ta çuar më tej vëllazërinë mes kryeqyteteve tona! FORCA!”, ka shkruar Veliaj në Twitter.
Veliaj gjithashtu i ka përgëzuar edhe kandidatët e tjerë, Arben Vitinë, Uran Ismailin dhe Daut Haradinajn, për fushatën që sipas tij është për t’u marrë shembull nga të gjithë.

Kryetari i ri i Prishtinës ka pranuar urime edhe nga kryeministri shqiptar Edi Rama, dhe Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha./21Media

Back to top button