​Ngjarjet e datës 16 mars

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit nënshkruan memorandum me Universitetin e Prishtinës. (MKRS, ora 10:00)

Hapet Panairi Ndërkombëtar i Turizmit – Kosova 2023 (KIFT) i cili do të mbahet nga data 16-18 Mars. ( Salla “1 Tetori”, ora 11:00)

Komandanti i KFOR-it, Gjeneralmajor- Angelo Michele Ristuccia, viziton Komunën e Malishevës, ku do të pritet nga Kryetari i Komunës, Ekrem Kastrati. (Zyra e Kryetarit, ora: 11:00)

Nisma për Ndryshim Paqësore organizon ceremoninë e çmimit për media për të kremtuar punën e gazetarëve që kanë kontribuar në prezantimin e storjeve për bashkëjetesën shumë etnike në Kosovë dhe Serbi. ( Kafe-libraria ”Dit e Nat”, ora 11:00)

Sindikata e Re e KEK-ut mban protestë, kërkohet rritje e pagave për të gjithë punëtorët e KEK-ut. (Sheshi “Nënë Tereza”, ora 12:00)

Ambasada e Italisë organizon aktivitetin “Dita e Dizajnit Italian në Kosovë”, forum me studentë në Fakultetin e Arkitekturës. ( Fakulteti i Arkitekturës, ora 16:00)

Komuna e Gjakovës organizon koncert solistik të instrumentistit hungarez, Terek Jozsef. (Shkolla e muzikës ”Prenk Jakova”, ora 19:00)

Back to top button