Ngjarjet e datës 18 maj

09:00
Drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Petrit Ajeti, raporton në Komisionin për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë. (Ndërtesa e Kuvendit, N302)
09:00
Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF publikon Raportin e Monitorimit “Shërbime Sociale Afër Qytetarit”. (Hotel “Emerald”, Prishtinë)
09:45
Me rastin e 18 Majit – Ditës Ndërkombëtare të Muzeve, organizohet punëtoria për Programin Kombëtar të muzeve në Kosovë. Në hapje merr pjesë edhe ministri Hajrulla Çeku (Lapidariumi i Muzeut Kombëtar)
10:00
Presidentja Vjosa Osmani Sadriu pret me nderime shtetërore presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviq. (Sheshi “Ibrahim Rugova”, Prishtinë)
10:00
Trupi Gjykues II i Dhomave të Specializuara në Hagë shpall aktgjykimin në çështjen Prokurori i Specializuar kundër Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt. (Hagë)
10:15
Lansohet Koalicioni i Organizatave të Edukimit Jo-formal, i cili pëbëhet nga 9 organizata. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)
10:30
Qendra për Arsim e Kosovës (KEC) lanson projektin “Sigurimi i cilësisë për punën e koordinatorëve përgjegjës për marrëdhëniet me biznesin”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)
11:00
Lëvizja FOL organizon forumin “FOL Hapur për Sundimin e Ligjit në Kosovë”. Marrin pjesë ambasadori i ShBA-së, Jeffrey M. Hovenier, dhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu. (Holli i Bibliotekës Kombëtare)
12:25
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviq.  (Kabineti i kryetarit të Kuvendit)
15:00
Presidenti i Malit të Zi do të vizitojë Komunën e Prishtinës me ç’rast kryetari Përparim Rama do t’ia dhurojë “Çelësin e Qytetit”. (Ndërtesa e vjetër e Komunës)
15:30
Kuvendi Komunal në Istog mban mbledhje solemne për nder të vizitës së zëvendësministrit të Punëve të Jashtme të Çekisë, Martin Dvorak. (Kuvendi Komunal, Istog)
19:00
Muzeu i Kosovës organizon ngjarjen “Return us Home” , në kuadër të të cilës do të hapet ekspozita me fotografitë e artefakteve të Kosovës që mbahen në Serbi. (Lapidariumi i Muzeut Kombëtar).

Back to top button