Ujkani e Ismajli pjesë e humbjes së sotme të Empolit kundër Ukrainës

Kombëtarja e Ukrainës ka vazhduar ndeshjet miqësore edhe sot, ku e ka mposhtur skuadrën italiane Empoli.
Pas 90’ minutave lojë të zhvilluara, Ukraina ka shënuar fitore me rezultat 3:1 kundër skuadrës së Empolit.
Golin i pari në ndeshje e gjeti Roman Yaremchuk, i cili në minutën e 26’ kalon Ukrainën në epërsi prej 1:0.
Golin e barazimit Empoli e gjeti në minutën e 45’, ku Andrea La Mantia shënon për 1:1.
Pjesën e dytë e nisi më mirë kombëtarja ukrainase, e cila shënoi edhe dy gola të tjerë, fillimisht në minutën e 46’ për 2:1 përmes Oleksandr Karavaev, dhe në minutën e 53’ për rezultatin final 3:1, gol ky të cilin e shënoi Oleksandr Pikhalyonok.
Ndërkaq, pjesë e kësaj ndeshje ishin edhe portieri kosovar Samir Ujkani dhe mbrojtësi shqiptar Ardian Ismajli.
Ukraina fiton miqësoren e dytë radhazi këtë muaj, pasi që më datën 11 e mposhti 2:1 skuadrën gjermane Borussia Monchengladbach.

Back to top button