Kaloni te përmbajtja kryesore

​Ngjarjet e datës 21 tetor

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pret në takim Përfaqësuesin Special të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, Zëvendës ndihmës sekretarin e SHBA-së, Gabriel Escobar dhe këshilltarët e liderëve shtetërorë të Gjermanisë, Francës e Italisë. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:00, mediat mund të marrin pamje në oborrin e ndërtesës së Qeverisë)

Përurohet busti i “Bilbilit të këngës shqipe”, Nexhmije Pagarusha. (Pagarushë, Malishevë, ora 10:30)

Aleanca e Gruas së Kosovës me mbështetje të Institutit Ndërkombëtar Demokratik (NDI), për nder të fushatës sensibilizuese për kancerin e gjirit, organizon panel diskutimi me temë ‘’Zbulimi i hershëm shpëton jetë, bashkë jemi më të forta”. (Hotel “Sirius”, salla “Andromeda”, ora 12:00)

Komisioni për Shëndetësi nga Lidhja Demokratike e Kosovës- Dega Gjilan, mban konferencë për media. (Ora 13:00)

Mbahet dita e dytë e edicionit të tretë të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Sportiv Prishtina 2023, i cili organizohet nga Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK). (Kinemaja “ABC”, Prishtinë, ora 14:00)

Hapet ekspozita ndërkombëtare e fotografive “Zogjtë thërrasin…” (Sheshi i dëshmorëve Prizren, 15:00)

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button